MPJ shqiptare: Reagimi i Serbisë, jo proporcional. Na kujton praktika të tejkaluara

08/10/2015 15:25

Ministria e Jashtme shqiptare e quan një reagim jo proporcional atë të Serbisë, lidhur me ambasadorin shqiptar në Beograd, Ilir Boçka. Zëdhënësi i MPJ-së, Glevin Dervishi tha për mediat se reagime të tilla shkojnë përtej rregullave të gjithë pranuara të së drejtës ndërkombëtare.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plotë të Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika.  Komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një reagim jo-propocional. Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara”, është shprehur Dervishi.

Top Channel