Igli Tare: Armenia vendimtare, kombëtarja ka nevojë për mbështetje

08/10/2015 23:55

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, ka folur për Top Channel pas përfundimit të ndeshjes në “Elbasan Arena”, ku është shprehur se fatkeqësisht edhe në ndeshjen ndaj Serbisë është përsëritur historia ku ekipi ndëshkohet në minutat e fundit.

Megjithatë, Tare ka thënë se pavarësisht kësaj humbjeje kombëtarja shqiptare, më shumë se kurrë, ka nevojë aktualisht për mbështetje, pasi ka edhe një ndeshje për të luajtur.

“Lojtarët dhanë maksimumin. Fatkeqësisht përsëritet historia kur ne pësojmë në shtesë. Megjithatë, unë shoh anën pozitive te kjo skuadër, e cila mund të kualifikohet me fitoren në Armeni. Kjo kombëtare ka arritur gjëra të mëdha. Tani më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ish-sulmuesi kuqezi.

Top Channel