Cana: Gabuam, duhet të mbronim barazimin. Hysaj: Humbja, rezultat i euforisë

09/10/2015 00:00

Kapiteni Cana tha pas ndeshjes se skuadra duhet të ishte mjaftuar me barazimin dhe të mos hidhej e gjitha në sulm, pasi u pa se çfarë ndodhi në fund, për të dytën ndeshje radhazi.

“Është herë e dytë pas Portugalisë që pësojmë gol në fund. Sonte ndoshta na mungoi freskia për të shënuar, por të paktën nuk duhet të kishim pësuar. Ndoshta në minutat e fundit nuk duhet të ishim hedhur në sulëm, pasi deri në ato momente treguam një lojë të mirë dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për ta fituar ndeshjen. Duhet të ishim mjaftuar me rezultatin 0-0, pasi do të kishim dy rezultate në favor në ndeshjen e fundit me Armeninë”, tha Cana.

I të njëjtit mendim me kapitenin ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Hysaj, i cili tha se duhet që lojtarët të mos lëviznin nga pozicionet e tyre.

Shkodrani tha se kjo ka ardhur edhe si pasojë e euforisë që ka përfshirë ekipin në minutat e fundit, duke kërkuar me patjetër fitoren. Ai shtoi se kombëtarja duhet të mësojë nga këto gabime për të mos i përsëritur në ndeshjet e ardhshme.

Top Channel