De Biasi: Humbëm një pikë të artë

09/10/2015 00:00

Në dy ndeshje radhazi Shqipëri ka pësuar gol në minutat shtesë kur deri atëherë rezultati ka qenë i mbërthyer në shifrat 0-0. Lorik Cana u shpreh pas ndeshjes me Serbinë se ndoshta De Biasi duhet të kishte frenuar euforinë tek futbollistët dhe t’i kishte tërhequr vëmendjen për të ruajtur pozicionet e tyre.

Edhe trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, pranoi se lojtarët janë tërhequr nga atmosfera e krijuar nga publiku dhe kanë dhe janë hedhur në sulm.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë taktikisht. Rezistuam ndaj një kundërshtari më lojtarë shumë cilësorë. Duhej të ishim treguar të kujdesshëm në minutat e fundit. Ekipi u tërhoq edhe nga atmosfera e publikut. Ishte një pikë e artë që na nevojitej në këto momente, por nuk arritën ta merrnim”, u shpreh trajneri.

De Biasi shtoi se në ndeshjen ndaj Serbisë hodhi një ekip më sulmues, madje me zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë Shqipëria u bë më sulmuese. “Por detyrën për të shënuar e ka sulmuesi dhe jo mbrojtësi”, tha italiani.

“Duhet të përdorim dhe arsyen e logjikës. Pavarësisht se lojtarët kanë një zemër të madhe duhet t’i besojmë logjikës”.

Top Channel