Vlorë, sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohet një person

09/10/2015 08:50

Policia e Vlorës ka sekuestruar  8 kilogramë kanabis sativa në banesën e shtetasit Pandeli Malaj, duke bërë dhe arrestimin e tij.

Arrestimi i 49-vjeçarit u krye në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Lënda narkotike ishte shpërndarë nëpër dhoma, pasi Malaj e përdorte banesën e tij për tharjen e kanabisit.

Top Channel