Nobeli për Paqen shkon për Kuartetin e Dialogut Kombëtar në Tunizi

09/10/2015 11:20

Kuarteti i Dialogut Kombëtar në Tunizi është fituesi i Nobelit të Paqes për vitin 2015, i akorduar grupit për rolin e tij të vlefshëm gjatë tranzicionit të këtij vendi drejt demokracisë.

Komiteti i Nobelit argumentoi se Kuarteti ka dhënë një kontribut vendimtar për ndërtimin e një demokracie pluraliste pas revolucionit të vitit 2011.

Në listën e konkurrentëve për Nobelin e Paqes kishte 273 emra. Në mesin e atyre që kuotoheshin më lart ishte dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e Papa Françesku.

Kuarteti përbëhet nga katër organizata: Sindikata e Përgjithshme Tuniziane e Punës, Konfederata Tuniziane e Industrisë, Tregtisë dhe Zejtarisë, Liga Tuniziane e të Drejtave të Njeriut dhe Urdhri Tunizian i Avokatëve.

Top Channel