Kërcen “Whip Nae Nae” me dhimbjet e lindjes

09/10/2015 12:20

Kjo grua habiti maminë kur shkoi ta vizitonte gjatë kohës së paralindjes, dhe nuk e gjeti atë në shtrat, por duke kërcyer në korridor.

Nëna e re me dy mikeshat e saj duket mjaft energjike me dhimbjet e lindjes, teksa mes kontraksioneve kërcen këngën “Whip Nae Nae”. Mamia Marsha Ford ka postuar videon në Facebook dhe është parë nga shumë persona.

“Shkova të shihja për pacientet time se si po ecte me dhimbjet e lindjes. Dhe kjo është ajo që gjeta. Nxirre fëmijën mami!”, thotë ajo duke qeshur. Megjithatë video ka hapur mjaft debate në Facebook, ku disa njerëz besojnë se gruaja nuk ka qënë me dhimbjet e lindjes.

Top Channel