F1, Hulkenberg përfiton nga “pista e patinazhit” në Soçi

09/10/2015 12:40

Provat e para të lira të Çmimit të Madh të Rusisë nisën me një incident. Një kamion derdhi një sasi të konsiderueshme nafte në kthesat 7, 8 dhe 9 të pistës ruse të Soçit. Duke i shtuar kësaj edhe reshjet e shiut, për pilotët ishte thuajse e pamundur të mbanin në pistë makinën.

Në këto kushte, të gjithë realizuan shumë pak xhiro dhe më i shpejti i sesionit u tregua Nico Hulkenberg me Force India. Piloti gjerman regjistroi kohën 1’44”355, duke lënë pas Nico Rosberg (Mercedes) dhe Sebastian Vettel (Ferrari).

Vetëm vendi i shtatë për Lewis Hamilton, kryesuesit të klasifikimit të përgjithshëm dhe kampionit në fuqi.

Renditja e plotë e sesionit të parë të provave të lira në pistën e Soçit:

1. Nico Hulkenberg (Force India) 1:44.355
2. Nico Rosberg (Mercedes) 1:44.407
3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:44.986
4. Sergio Pérez (Force India) 1:45.146
5. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:45.233
6. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:45.488
7. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:45.691
8. Valtteri Bottas (Williams) 1:45.746
9. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:46.203
10. Kimi Räikkönen (Ferrari) 1:46.215
11. Jenson Button (McLaren) 1:46.231
12. Felipe Massa (Williams) 1:46.333
13. Felipe Nasr (Sauber) 1:46.747
14. Fernando Alonso (McLaren) 1:47.443
15. Pastor Maldonado (Lotus) 1:48.006
16. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:48.096
17. Joylon Palmer (Lotus) 1:49.094
18. Roberto Merhi (Manor) 1:52.994
19. Marcus Ericsson (Sauber) 1:54.272
20. Will Stevens (Manor) 1:58.254

Top Channel