Tifozët mërziten për humbjen, thyejnë tavolina dhe karrike në Fier

09/10/2015 14:10

Tavolina dhe karrike të thyera është bilanci pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në pedonalen e Fierit. Persona që kishin konsumuar alkool, të mërzitur nga humbja e kombëtares, pas ndeshjes kanë rrëzuar përtokë tavolina e karrike të vendosura në zonën pedonale të qytetit.

Bashkia e Fierit kishte organizuar për qytetarët ndjekjen e ndeshjes në një ambient të hapur me ndihmën e një ekrani, ndërsa lokale të ndryshme shërbenin pije dhe ushqime për ta.

Pas ndeshjes, gjithçka është shkatërruar nga persona që kishin konsumuar alkool dhe që kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Pas njoftimit, ka shkuar policia e cila ka bërë edhe shoqërimin në ambientet e saj të disa personave, kanë pohuar qytetarë të ndryshëm që kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes, por  Policia e Fierit zyrtarisht ka pohuar se nuk ka asnjë informacion dhe asnjë të shoqëruar.

Top Channel