Kosova, gati të pranojë 500 refugjatë

09/10/2015 14:30

Kosova është e gatshme të pranojë rreth 500 refugjatë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryministri kosovar, Hashim Thaçi, në konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.

Sipas një komunikate për mediat, shefi i diplomacisë kosovare ka kujtuar se Kosova ishte vend origjinë e refugjatëve, por jo më.

Kjo pasi, siç ka thënë Thaçi, ka filluar kthimi i tyre dhe deri më tani numri i të kthyerve ka shkuar në 15 mijë.

Top Channel