Kosovë, Jahjaga dekreton 13 prokurorë të rinj

09/10/2015 14:35

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi të premten 13 prokurorë të rinj. Ata kanë dhënë betimin në një ceremoni të veçantë të organizuar në kabinetin e presidentes.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeprokrurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Prokurorët e rinj janë Merita Shala Muhaxhiri në Prokurorinë Themelore Prishtinë, Nebahate Salihu në Prokurorinë Themelore Prishtinë, Bashkim Zeqaj, Prokuroria Themelore Prishtinë, Ajshe Ferati, Prokuroria Themelore Prishtinë, Rexhep Maqedonci, Prokuroria Themelore Prishtinë, Musa Mehaj, Prokuroria Themelore Prishtinë, Hava Krasniqi, Prokuroria Themelore Prishtinë, Kujtesa Fazliu, Prokuroria Themelore Gjilan, Zejnullah Gashi, Prokuroria Themelore Prizren, Ramiz Buzhala, Prokuroria Themelore Gjakovë, Mone Syla, Prokuroria Themelore Gjakovë, Visar Musa, Prokuroria Themelore Ferizaj dhe Besim Susuri, Prokuroria Themelore Ferizaj.

Top Channel