Isa Mustafa pret ambasadoren e Finlandës
09/10/2015 14:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Mustafa e njohu ambasadoren me zhvillimet në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, njofton kumtesa nga Kryeministria.
Kryeministri veçoi përkushtimin e qeverisë në proceset integruese evropiane, për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.
Top Channel