SHBA, bashkia e qytetit dëmshpërblen viktimën e policisë

09/10/2015 15:15

Autoritetet e North Charlestonit në Karolinën e Jugut arritën një marrëveshje prej 6.5milionë dollarësh me familjen e afro-amerikanit të paarmatosur, i cili u qëllua për vdekje nga një polic i bardhë në muajin prill.

Këshilli bashkiak i qytetit e aprovoi ujdinë me votë unanime. 50-vjecari Walter Scott, u qëllua disa herë me armë zjarri nga Michael Slager ndërsa tentoi te largohej me vrap pasi polici e ndaloi për t’i kontrolluar dokumentet. Ky është vetëm një prej disa rasteve të shënuara në pjesë të ndryshme të Amerikës kur një afro-amerikan i paarmatosur ka gjetur vdekjen në përballjen me efektivët e policisë.

Top Channel