Elbasan, zbardhet grabitja me armë; në pranga 2 autorët

09/10/2015 17:05

Policia e Elbasanit ka zbardhur një grabitje të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Cërrik-Elbasan.

Në një njoftim për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë thuhet se uniformat blu kanë identifikuar e më pas vënë në pranga dy autorët, shtetasit Skender Trimi dhe Bujar Maliqi, përkatësisht 25 dhe 29 vjeç, të dy nga Cërriku.

Sipas njoftimit, agjentët e kriminalistikës gjetën në vendin e ngjarjes, një pikë karburanti, disa gëzhoja të armës së përdorur nga grabitësit dhe përmes veprimeve hetimore arritën tek identifikimi dhe vendndodhja e tyre.

Dy grabitësit kishin mundur t’i merrnin punonjësit të karburantit 70 mijë lekë dhe një telefon celular dhe pas largimit kishin qëlluar me armë zjarri në ajër.

Top Channel