Përfshihet nga flakët një “Benz” në periferi të Tiranës

09/10/2015 18:25

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në një lagje periferike të Tiranës.

Nga informacionet e fundit mësohet se, bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, me targë “TR 4693 L”, i parkuar në zonën e Porcelanit.

Reparti i zjarrfikësve ndodhet në vendngjarje dhe raportohet se nuk ka të lënduar dhe se flakët janë drejt vënies nën kontroll.

Top Channel