Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar futbollistët serbë, në qendrën sportive në Stara Pazovas, të cilëve u ka thënë se bënë krenarë të gjithë serbët dhe arritën ta bashkojnë sërish Serbinë.

Pavarësisht se nuk kishin interes për shkak të rezultateve të ndeshjeve të kaluara, ata bënë krenare jo vetëm Serbinë, por edhe serbët kudo ndodhen, edhe në Kosovë.

“Dua të falënderoj të gjithë futbollistët, pasi gëzuan Serbinë, por edhe popullin tonë në Republikën Serbe, në Mal të Zi e gjithandej, ku ata jetojnë. Ju falënderoj edhe një herë për këtë”, tha Aleksandar Vuçiç, kryeministër i Serbisë.

Vuçiç tha se do të ndërtojë një stadium të ri kombëtar me mbi 150 milionë euro investim.

“Djemtë tanë fituan dhe mbrojtën ngjyrat e vendit tonë në mënyrën më të mirë. Jam shumë i bindur, që do të shkojnë në kampionatin e ardhshëm botëror”, tha Aleksandar Vuçiç, kryeministër i Serbisë.

Vuçiç mori dhuratë një top nga futbollisti Adem Ljajiç, kurse nga kapiteni serb Ivanoviç mori një bluzë të kombëtares serbe. Në fund, kryeministri serb u tha futbollistëve se ata janë heronjtë e popullit dhe yje të mëdhenj.

Top Channel