Fier, krim në familje; burri vret gruan me mjete të forta

09/10/2015 19:20

Një krim i rëndë në familje ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Fierit, ku një burrë 62-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen “15 Tetori”.

Sipas burimeve, autori e ka goditur bashkëshorten e tij 2 vjet më të re me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu të Fierit kanë vënë në pranga shtetasin Arqile Fili, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi motivet e vrasjes së bashkëshortes, Goni Fili.

Top Channel