Elbasan, automjeti aksidenton këmbësorin, jashtë rrezikut

09/10/2015 00:00

Një aksident rrugor i ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes në Elbasan, ka rezultuar me plagosjen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, të një shtetasi.

Nga raportimet paraprake bëhet fjalë për incidentin e ndodhur pranë një qendre tregtare në Elbasan, teksa shtetasi A.C. që drejtonte mjetin tip Benz, me targa EL 3252 B, ka aksidentuar këmbësorin A.D., 80 vjeç, banues në fshatin Gracen.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij nuk paraqitet e rrezikshme.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e këtij incidenti.

Top Channel