Fshehën të ardhurat, procedim penal për tre persona

10/10/2015 10:05

Policia e Fierit ka nisur procedim penal për tre personal, në akuzën e fshehjes së të ardhurave. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se të tre personat ushtronin aktivitet në fushën e llotarive sportive.

Në sajë të operacionit “Informaliteti” ka nisur procedim penal ndaj F. V, 58 vjeç nga Mbrostari, P.V., 39 vjeç banues në lagjen “Kryengritja” të Fierit, dhe D. T., 19 vjeç banues në Darëzezë.

Top Channel