Dhurata më e veçantë për ditëlindje

10/10/2015 00:00

Yuma Hasegawa, e nisi ditëlindjen e tij të 20-të si çdo njeri tjetër, me një zarf nga prindërit e tij. Zarfi isht vulosur me dy ngjyra të ndryshme dhe dukej shumë intrigues.

Por brenda tij nuk ndodheshin as mesazh urimi, as biletë koncerti apo dokumentet e një makine të re. Ishte thjesht një shënim. Ose për të qënë më të saktë, ishte një letër nga nëna e babai i tij, të cilit i bënin të ditur se kishin hequr dorë nga prindërimi.

Në Japoni, aty ku jeton Hasegawa, 20 vjeç quhet ligjërisht mosha e rritur.

Në letrën, në të cilën prindërit e Yuma-s kanë hequr dorë nga prindërimi, i kujtojnë se ka ardhur koha të “bëhet një anëtar i përgjegjshëm i shoqërisë”.

Si fillim, ai duhet të niste të paguante qira për të jetuar në shtëpinë e tij. Madje, ai nuk mund të martohet derisa prindërit e tij të japin dritën jeshile për zgjedhjen e një nuseje, dhe që duhet të “pranojnë emocionalisht” partneren e tij.

20-vjeçari ka postuar letrën në Twitter, ku shkruan: Dhurata e trishtë nga mami dhe babi”. Letra u bë virale, duke pasur 22 mijë postime dhe 20 mijë pëlqime. Megjithatë Hasegawa shpreson që letra të jetë një shaka

Top Channel