Vrasja në Shkodër, policia identifikon autorët; një në pranga

10/10/2015 10:40

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e vrasjes së Luigj Gjergjit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Akil Gradeci, 24 vjeç nga fshati Shkjezë, dhe është shpallur në kërkim Eduart Hulej, 32 vjec, nga fshati Plezhë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vrarë me armë zjarri 24-vjeçarin Gjergji, nga fshati Pistull. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Luigj Gjergji ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me armë zjarri në aksin rrugor Vau i Dejës- Bushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të së premtes pranë vendin të quajtur Karburant “Palushaj”.

Top Channel