Ish të përndjekurit përkujtojnë Lirak Bejkon, paralajmërojnë grevë urie

10/10/2015 10:55

Mbi 20 ish të përndjekur politikë pritet të nisin një tjetër grevë urie për dëmshpërblimet. Ata kanë përkujtuar sot Lirak Bejkon, i cili më 10 tetor 2012, i vuri flakën vetes, teksa ish të përndjekurit po zhvillonin një tjetër grevë urie për dëmshpërblimin.

Duke përkujtuar Bejkon edhe sot kërkesa e ish të përndjekurve politik kërkon drejtësi me dëmshpërblimet, teksa kanë akuzuar qeverinë se po jep këstin e pestë në mënyrë selektive.

Lirak Bejko i vuri flakën vetes gjatë grevës së urisë së 2012, por ndërroi jetë më 2 nëntor të atij viti, pasi nuk mundti ti mbijetojë plagëve të marra.

Top Channel