Gjykata Speciale, 6 dëshmitarët e parë lënë Kosovën

10/10/2015 11:45

Të paktën gjashtë persona që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë janë larguar nga Kosova.

Ata janë sistemuar në vende të ndryshme, në pritje të proceseve që do të nisin pas themelimit të Gjykatës Speciale. Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit dhe Shtimes.

Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të prokurorisë dhe mbi dëshmitë e tyre pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Madje, sipas gazetës, as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera, të cilat nuk bëhen të ditura.

Top Channel