Ç’bën politikani kur nuk i pëlqen pyetja

10/10/2015 00:00

Një gazetar i njohur u sulmua para kamerave nga një politikan, pasi e pyeti lidhur me skandalin e manipulimit të votave në këshillin bashkiak të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Alabama.

Korrespondenti i një televizioni, Ken Curtis u godit dy herë nga komisioneri i inatosur, Amos Newsome, pasi e pyeti nëse e konsideron dorëheqjen. Pasi e ndoqi komisionerin deri tek makina e tij, ky i fundit e goditi dy herë, madje duke e gjakosur.

Komisioneri u arrestua për sulm të shkallës së tretë, pasi e pështyu gazetarin. Ngjarja ndodhi pasi Newsome u rizgjodh dy vite më parë me fletë votimi që mungonin. Rezultati dyshohet se është i manipuluar.

Top Channel