Kosova, miqësore me Guinenë Ekuatoriale në Prishtinë

10/10/2015 12:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan këtë të shtunën në Prishtinë një miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale. Përfaqësuesja kosovare ka disa ditë që është grumbulluar për këtë ndeshje.

Trajneri Albert Bunajku dhe të zgjedhurit e tij të premten kanë mbajtur seancën e fundit para përballjes me Guninean, ndeshje që konsiderohet një sfidë atraktive për përfaqësuesen.

Bunajku tha se kjo miqësore është test i mirë për lojtarët e rinj që janë thirrur për herë të parë në përfaqësuese. Miqësorja mes Kosovës dhe Guineas nis në orën 16:00.

Top Channel