Çmimi i Rusisë, Sainz Jr aksidentohet në provat e lira

10/10/2015 00:00

Piloti i “Toro Rosso”, Carlos Sainz Jr ka pësuar një incident në sesionin e tretë të provave të lira, të velfshme për Çmimin e Madh të Rusisë.

Sipas raportimeve të mediave sportive, sesioni në fjalë është ndërprerë me barrierë të kuqe kur mungonin vetëm 24 minuta nga përfundimi.

Mjeti i Sainz mbeti i bllokuar në barrierat mbrojtëse në dalje nga kthesa e 13-të dhe spanjolli mbeti gjithashtu i bllokuar në bordin e saj për një kohë të gjatë.

Mungesa e shenjave të frenimit shtoi frikën për një incident edhe më të rëndë tek shefat e skuderisë dhe kolegët e pilotit. Sesioni nuk ka rifilluar ende.

Top Channel