Pastrimi i Vlorës, bashkia vendos 270 kosha të rinj

10/10/2015 13:55

Prej disa muajsh në qendër të vëmendjes në bashkinë e Vlorës është pastrimi i qytetit, pasi pa pastërti nuk ka turizëm. Kjo nismë e kreut të bashkisë Dritan Leli ka sjellë shumë ndryshime në qytetin e Vlorës.

Pas përmbytjeve të një muaji më parë, firma e pastrimit po vijon aksionin për pastrimin e qytetit me të gjitha mjetet e saj. Kryetari i Bashkisë së Vlorës është shprehur se Vlora nuk do të jetë më një qytet i ndotur, por do ta kthejmë në perlën e turizmit shqiptar.

Ky premtim duket qartë në pastrimin e qytetit, ku çdo ditë makinat larëse dhe pastruese së bashku me punonjësit vijojnë punën në çdo orë të ditës dhe natës. Një shqetësim për banorët ka qënë dhe hedhja e mbeturinave urbane, ku koshat e plehrave kanë qënë të shkatëruara, ose në pikat e grumbullimit të mbeturinave nuk kishte.

Diten e sotme (e shtunë) firma e pastrimit “Duka” ka shpërndarë në të gjithë qytetin e Vlorës 270 kosha të rinj, të cilët do të përpunojnë 400 metër kub në ditë mbeturina. Çdo qendër e grumbullimit të mbeturinave do të ketë të ndara koshat për mbeturinat, si për ato ushqimore, plastike dhe qelqi. Mjedisi dhe përmirësimi i jetës së vlonjatëve dhe turistëve do të jenë gjithmonë të parat është shprehur në një bisedë telefonike i kontaktuar nga gazetarët, kreu i bashkise Leli.

Top Channel