Gazi lotsjellës i hedhur të enjten ne Kuvendin e Kosovës ka hutuar jo vetëm deputetët, por dhe gazetarët që po mbulonin seancën.

Një rast i pazakontë është regjistruar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv kosovar KTV. Gjatë kohës që gazetari Shkëlqim Hysenaj po tregonte mbi ndodhinë në parlament, një gazetare e kanalit në gjuhën serbe të televizionit publik RTK ka dalë para kamerës.

Gazetarja serbe e RTK 2, jo vetëm që s’e ka vënë re se kolegu ishte në transmetim direkt, por as që e ka kuptuar edhe reagimin e tij tepër praktik dhe të menjëhershëm duke e ironizuar si “një gazetare që kishte humbur rrugën po për shkak të gazit lotsjellës”.

Top Channel