Finalja kosovare e xhudos, Kelmendi mposht Krasniqin

10/10/2015 19:15

Finalja e madhe e “European Judo Open”, e zhvilluar në Portugali, u diskutua mes xhudisteve shqiptare nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Dy vajzat kosovare u ndeshën me njëra-tjetrën për ngritjen e trofeut të më të mirës.

Në fund, ishte Majlinda Kelmendi ajo që ngriti trofeun pasi mposhti rivalen Krasniqi.

Ky ishte suksesi i radhës i Kelmendit në sportin e xhudos, njëri prej sporteve ku Kosova njihet zyrtarisht.

Top Channel