Gjermani, Bavaria kërkon kufizimin e valës së refugjatëve

11/10/2015 12:45

Qeveria e Landit të Bavarisë ka kërcënuar me “vetëmbrojtje”, nëse qeveria federale nuk e kufizon vërshimin e refugjatëve.

Sidoqoftë, për ekspertët e të drejtës ndërkombëtare juridikisht, një veprim i tillë nuk është i mundur pasi kompetenca për një veprim të tillë i takon federatës.

Gjermania, sqarojnë ata, duhet të verifikojë më së pari se cili shtet i BE-së është përgjegjës për refugjatët që do të sistemohen. Sa të bëhen kontrollet, emigrantët kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani. Nga ana tjetër, vendit i lejohet të mbyllë kufirin në rast nevoje. Aktualisht në vijën kufitare me Austrinë ka kontrolle, por vala e të mbërriturve nuk ndalet.

Sipas së drejtës së BE-se, mbyllja e kufirit do të ishte e mundur si masë e njëanshme në një situatë absolutisht të jashtëzakonshme dhe për një periudhë kohe qe zgjat nga një deri në dy vjet.

Top Channel