Dy sulme ajrore izraelite në Gaza

11/10/2015 12:45

Avionët izraelitë goditën dy shënjestra në Rripin e Gazës. Sipas zyrtarëve izraelitë, bëhej fjalë për objekte të përdorura nga Hamasi për të prodhuar armë, ndërsa burime palestineze flasin për viktima në civilë.

Sipas tyre, në një shtëpi pranë godinave të sulmuara u vra një grua shtatzënë bashkë me vajzën e saj të vogël.

Policia izraelite, ndërkohë, deklaroi se në Bregun Perëndimor, një grua palestineze hodhi në erë makinën që drejtonte me t’iu afruar një postblloku.

Nga atentati, ajo vetë mbeti e plagosur rëndë, ndërsa një efektiv izraelit ka marrë vetëm plagë të lehta.

Top Channel