Babai i Justin Bieber, krenar për “zogun” e djalit

11/10/2015 00:00

Babai i Justin Bieber ka shprehur mendimin e tij rreth fotografive nudo të këngëtarit, në një postim në Twitter.

21-vjeçari është fotografuar krejtësisht i zhveshur teksa po shijonte disa pushime në Bora Bora me modelen Jayde Pierce.

Ndërkohë që këto foto bënë xhiron e botës, nuk mbetën pa u përfolur edhe përmasat e këngëtarit, ku nisën të qarkullonin “meme” të ndryshme.

Babai i Justin ka bërë një postim në Twitter, drejtuar djalit të tij, në të cilin shkruan: “Justin Bieber, me çfarë ushqehesh? Unë jam një baba krenar…”

Por duket se ky postim ka tronditur fansat, duke e cilësuar si “të çuditshëm” dhe “të papërshtatshëm”.

Top Channel