Kosovë, granatë dore kryekomunarit të Leposaviqit

12/10/2015 00:00

Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryetarit të komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviç, por pa pasoja në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes, rreth orës 02:10, në fshatin Soçanicë të Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se njësitë përkatëse të policisë kanë dalw menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e incidentit.

Top Channel