Akuzohet për “marrëdhënie intime të paligjshme”

12/10/2015 00:00

Si të mos mjaftonte fakti, që përfundoi prapa hekurave për vizatimet e saj shpotitëse, karikaturistes iraniane, Atena Farghadani, i është dashur të përballet dhe me pretendime, që mbërrijnë në kufijtë e së pabesueshmes.

E reja akuzohet për marrëdhënie intime të paligjshme, pasi shtrëngoi duart me avokatin mbrojtës.

Për këtë arsye, autoritetet e urdhëruan t’i nënshtrohet një vizite gjinekologjike, në mënyrë që të dëshmojë virgjërinë e saj.

Ngjarja daton më 12 gusht, por është bërë publike vetëm tani, kur 29-vjeçarja arriti t’i dërgojë një letër organizatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, nga burgu i Evinit, ku ndodhet aktualisht.

Top Channel