Rama: Me Poloninë luajmë në Shkodër. Ëndrra ime, Spanja ose Italia në “Arenën Kombëtare”

13/10/2015 00:00

Në pritjen që Kryeministri i bëri kombëtares pas ardhjen nga Armenia tha se ka nisur puna për “Arenën Kombëtare”, pas një rakordimi të përbashkët me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Ndërsa në “Procesin Sportiv”, shtoi se për të ëndrra është që një nga ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018, që do të luajmë në shtëpi ndërmjet Italisë ose Spanjës, ta zhvillojmë në “Arenën Kombëtare”. Për stadiumin që pritet të ndërtohet në Tiranë, Rama tha se do të plotësojë kriteret për të pritur edhe ndeshje finale të Europa League-s.

Kryeministri foli edhe për “Loro Boriçin”, për të cilin u shpreh se do të presë ndeshjen miqësore që Shqipëria do të luajë në muajin nëntor ndaj Polonisë. 

“Ne kemi treguar se i bëjmë shpejt stadiumet. Ata të UEFA-s nuk e imagjinonin se do të përfundonte në kohë “Elbasan Arena”. “Loro Boriçi” do të ishte gati për Serbinë, por UEFA na e ndaloi që ndeshja të zhvillohej atje për arsye sigurie”.

Top Channel