Duket e çuditshme, por revista e famshme erotike “Playboy”, nuk do të publikojë më imazhe të femrave të zhveshura. “New York Times” raporton se pronarët e saj thonë se interneti ka bërë që lakuriqësia të dale jashtë modës dhe revistat pornografike nuk kanë më të njëjtin sukses në treg.

Shitjet e “Playboy”-t kanë rënë ndjeshëm, nga 5.6 milionë në vitet ‘70-të, në rreth 800 mijë në ditët e sotme. Gjithsesi, revista do të vazhdojë të përfshijë fotografi të femrave në poza provokuese, edhe pse asnjëra prej tyre nuk do të jetë totalisht e zhveshur.
 
Vendimi u mor muajin e kaluar, gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe themeluesi i “Playboy” dhe kryeredaktori aktual, Hugh Hefner. Sipas “New York Times”, drejtuesit e revistës se krijuar në 1953-shin, thonë së ndryshimet ishin të nevojshme duke konsideruar rrethanat. “Kur çdo akt i imagjinueshëm seksual është vetëm një klikim larg, kjo kthehet në një praktike të vjetëruar”, tha Scott Flanders, shefi ekzekutiv i “Playboy”.

I përkasin gjithashtu të kaluarës edhe ditët kur intervistat me figura të tilla si Martin Luter King Junior, Malkom X dhe Jimmy Carter e bënë “Playboi”-n mjaft të rëndësishëm nga pikëpamja kulturore dhe politike. Faqja në internet e revistës ka hequr tashmë fotot nudo, pjesërisht për të siguruar aksesin në mediat sociale, të tilla si Facebook apo Twitter, çka ka sjellë edhe rritjen e popullaritetit të tij.

Top Channel