Julia Roberts, veshjen ia zgjedh i shoqi

13/10/2015 00:00

Ajo është një nga femrat më të bukura në botë dhe e njohur për aftësitë e saj të modës. Por Julia Roberts rrëfen se është bashkëshorti Danile Moder që i sugjeroi veshjen e saj për një mbrëmje gala bamirësie në Los Angeles.

Kur u pyet për veshjen e saj, 47-vjeçarja tha për People: “Është një fustan i Bottega Veneta dhe bashkëshorti im e zgjodhi”. Moder pranon se ishte në mëdyshje për zgjedhjen e tij, por tha se fustani dhe xhaketa ishin më të mirat.

“Unë mendoj se absolutisht, kjo është zgjedhja e duhur. Ngjyra e duhur, forma e duhur. Asaj i shkon”, ka thënë Moder.

Julia është e martuar prej 13 vitesh me kameramanin dhe ata janë prindër të dy binjakëve, Finn dhe Hazel, 11-vjeçarë, dhe Henry 8-vjeçar.

Top Channel