Protesta për lirimin e Albin Kurtit në mediat ndërkombëtare

13/10/2015 10:55

Arrestimi i beftë i Albin Kurtit shkaktoi protesta të aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët u përleshën në orët e vona të mbrëmjes së të hënës me policinë në Prishtinë.

Policia u përpoq të shpërndante protestuesit duke përdorur gazlotsjellës, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me sende të forta.

Trazirat, që zgjatën rreth 4 orë, gjetën hapësirë në mediat ndërkombëtare. BBC shkruan se protestat nisën pas arrestimit të Albin Kurtit, i cili hodhi gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në seancën e fundit plenare.

Kurti u mor në pyetje nga policia dhe u lirua brenda pak orësh. “Nuk dorëzohemi! Le të qëndrojmë të bashkuar!”, ishte fjala e tij para mbështetësve, duke shtuar se arrestimi i tij tregonte se Kosova kishte një polici politike dhe politikë policore.

Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe 2 aktivistë të Vetëvendosjes u ndaluan rreth orës 21:00 të së hënës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel