Garazhi në sallon? Në Singapor është e mundur

13/10/2015 00:00

Modeli i ri i të pasurve në Singapor është vendosja e automjeteve në sallonin e shtëpisë. Ata që banojnë në 54 apartamentet e luksit në Scotts Road, mund të admirojnë makinat e tyre të ulur në kolltukun e shtëpisë, apo tua tregojnë miqve nga dhoma e ndenjes.

Ferrari, Lamborgini, Porsh, Bentley moderne dhe të vjetra, bëhen pjesë e arredimit falë xhamave të kristalit dhe ashensorit të fortë prej çeliku që i çojnë direkt në katin e shtëpisë, në dhoma të veçanta transparente.

Por megjithatë për arsye sigurie, nuk mund të hysh tek makinat direkt nga apartamenti, pasi janë të mbyllura me shumë sensorë sigurie, njësoj si veprat e artit. Pasi pronari del nga makina, formon një kod sekret, dhe shtyp butonin e hapjes.

Automjeti spostohet automatikisht drejt një prej ashensorëve të kristalit dhe shkon në katin e dëshiruar.

Calvin Sim Chen-Min, drejtori i projektit i intervistuar nga CNN shpjegon: Idea e parkimit të veturës në qiell është e lidhur me konceptin e bërjes së makinës së dashur pjesë të jetës së përditshme edhe mes mureve të shtëpisë. Në praktikë, makina luksoze transformohet në një mjet arredimi, që mund të shihet nga të gjithë si vepër arti.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel