Kosovë, studentët e UP protestojnë për sezonin e provimeve

13/10/2015 14:25

Dhjetëra studentë kanë bllokuar të martën në hyrjen e Rektoratit të Universitet të Prishtinës, duke kërkuar mbajtjen e një sezoni provimesh në tetor.

Studentët kanë kërkuar që edhe kushti për vitin e dytë të jetë me më pak provime për të kaluar vitin.

Në emër të të rinjve ka folur kryetari i Parlamentit të studentëve, Rifat Krasiniqi, i cili fillimisht ka kërcënuar me përshkallëzim të protestës nëse nuk marrin përgjigje nga rektori deri në ora 16:00.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi rreth orës 13:00 ka përfunduar protesta pasi sipas organizatorëve, studentët deshën të ndiqnin leksionet.

Ata paralajmëruan protestë për ditën e mërkurë, duke thënë se nëse nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre, protestat e radhës do të jenë të dhunshme.

Top Channel