Ja çfarë ndodh kur në rrugë ka modele “topless”
13/10/2015 00:00
Një çiklist është rrëzuar kur ka parë se përpara tij gjendet një femër që ecte “topless”.
Në të vërtetë, 32 konkurrentet për “Miss Bikini” në Irlandë u shfaqën në një nga rrugët më të frekuentuara të Dublinit në mbështetje të fushatës për vetëdijësimin mbi kancerin e gjirit.
Ata ishin me bikini, por në një moment hoqën pjesën e sipërme, duke ecur “topless”.
Por, modelja Ana Pavel shkaktoi edhe një aksident, pasi tërhoqi vëmendjen edhe të një çiklisti, duke bërë që ky i fundit të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.
Top Channel