Ngjarjet e së hënës, Delawie: Granatat s’kanë vend në Kosovë

13/10/2015 18:05

Pas ngjarjeve të së hënës që ndodhën në Kosovë, ku kryekomunari i Leposaviçit është kërcënuar me një granatë dore, ndërsa në Prishtinë pati përplasje mes policisë dhe aktivistëve të Vetëvendosjës pas arrestimit të Albin Kurtit, ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai ka shkruar në Twitter se koktejet e molotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë, ndërsa ka kujtuar se sundimi i ligjit është e vetmja rrugë që ndihmon vendin drejt integrimeve euroatlantike.

“Koktejet e molotovit dhe granatat nuk kanë vend në Kosovë, as në Prishtinë, as në Leposaviç. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë në integrimet euroatlantike”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Top Channel