Rituali brutal i “hekurosjes” së gjoksit

13/10/2015 19:50

“Hekurosja e gjoksit”, procesi brutal i rrafshimit të gjoksit të vajzave të reja për “t’i mbrojtur nga ngacmimet e meshkujve dhe përdhunimi”, po përhapet me shpejtësi në disa vende afrikane.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, janë 3.8 milionë femra që preken nga ky ritual çnjerëzor që konsiston në “hekurosjen” me një gur të madh dhe të nxehtë të gjoksit të adoleshenteve, me qëllim që të duken më pak femërore.

Kjo praktikë zbatohet më shumë në Kamerun, Nigeri dhe Afrikën e Jugut. Në 58% të rasteve, ato që e kryejnë këtë proces janë vetë nënat e vajzave.

Top Channel