Kombëtarja U-21 barazon në Hungari, ngjitet në vendin e dytë të grupit

13/10/2015 21:25

Kombëtarja shqiptare U-21, e drejtuar nga Redi Jupi, barazoi 2-2 në transrfertë me Hungarinë, rezultat ky që e ngjit perfaqësuesen tonë në vendin e dytë në grupin 4 të eleminatoreve për Europianin e kësaj moshe.

Edhe pse kaluan dy herë në avantazh me Rej Manajn dhe Liridon Latifin, kuqezinjtë nuk kanë mundur të ruajnë fitoren deri në minutat e fundit.

Ishte futbollisti Proser ai që shënoi 2 gola në portën e Strakoshës dhe i dha Hungarisë 1 pikë në fushën e vet.

Ndeshja e radhës e kombëtares U-21 në këto eleminatore do te jetë ajo në nëntor ndaj Portugalisë kryesuese dhe e fundit ndaj Lihtenshejnit.

Top Channel