Presidencialet në SHBA, zhvillohet debati i parë i kandidatëve demokratë

14/10/2015 05:45

Debati i parë i garës presidenciale të vitit 2016 të kandidatëve demokratë në SHBA u mbajt Las Vegas, 5 kandidatët u përballën me njëri-tjetrin në një debat të transmetuar drejtpërdrejt në “CNN”.

Hillary Clinton ka sulmuar rivalin e saj kryesor, Bernie Sanders, mbi ligjet e armëve, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke thënë se mbështetja e zonjës Clinton për ndalimin e fluturimeve mbi Siri do të krijonte “probleme serioze”.

Bernie Sanders nuk është i panjohur mes mbështetësve të tij. Madje në disa shtete kyçe anketimet e nxjerrin në vend të parë përpara Hillary Clinton. Mirëpo, për votuesin e zakonshëm amerikan, emri Sanders ende nuk do të thotë asgjë. Veteranit të politikës nga Vermonti do t’i duhet ende punë e reklamim nëse dëshiron të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Tre kandidatët e tjerë janë ish-guvernatori i Marilenitd Martin O’Malley, ish-senatorin Virxhinias, Jim Ëebb dhe ish-senatori i Rhode Island, Lincoln Chafee.

Duartrokitjet më të mëdha nga të pranishmit i mori deklarata e Sanders, i cili tha se vendi ishte “sëmurur” nga dëgjimi i polemikave në lidhje me email-et e zonjës Clinton. Kjo ishte ndihma më e madhe për Clinton që i erdhi nga rivali i saj kryesor. Senatori, jo vetëm që refuzoi ta sulmonte për punën e shkëmbimeve me email-e kur ishte Sekretare e Shtetit, por tha që ishte lodhur dhe nuk duronte dot më që bëhej debat për këtë punë, në një kohë kur klasa e mesme amerikane po zhdukej, kur të varfrit po bëhen më të varfër e në kurriz të të gjithëve pasurohen 1% e njerëzve.

Kandidatët demokratë u pajtuan se energjia bërthamore dhe trazirat në Lindjen e Mesme janë kërcënimet më të mëdha për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa ish-senatori Lincoln Chafee tha se ai kurrë nuk ka pasur një skandal politik “dhe kjo është një nga pikat e forta të mia”, tha ai, i cili ishte debatuesi më i fortë i Clinton.

Clinton u shpreh se një pikë e fortë në fushatën e saj do të jetë ulja e taksave për amerikanët, ndërsa Sanders reagoi duke thënë se prioriteti i tij është të investuarit në punë dhe arsim e jo në burgje.

Megithatë në fund mungoi një sulm i ashpër nga rivalët e Clinton që do të mund ta rrezikonte atë. Kështu që ish-Sekretarja amerikane e Shtetit mund të quhet fituese e këtij debati të parë.

Kritikët nga radhët e Republikanëve mendojnë se fushata e Demokratëve, përfshi edhe debatet janë thjesht një paradë me qilim të kuq për të shoqëruar Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Sipas tyre fushata ka mbaruar pa nisur mirë.

Top Channel