Viagra dhe femra, Lamar Odom në gjendje të rëndë

14/10/2015 11:40

Lamar Odom, ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers në NBA, është gjetur pa ndjenja në një bordello të Nevadës dhe aktualisht po lufton për jetën në një spital të Nevadës.

Sipas pronarit të bordellos, 35-vjeçari kishte marrë një dhomë dhe aty janë gjetur disa pilula viagra dhe një shishe konjak.

Gjatë qëndrimit të tij në bordello, ish-basketbollistin e kanë vizituar edhe dy femra.

Lamar Odom ka fituar dy unaza kampioni me Los Angeles Lakers në vitet 2009 dhe 2010, ndërsa në botën e spektaklit njihet si ish-bashkëshorti i njërës prej motrave Kardashian.

Top Channel