Barrikada mbi Ibër, Hoxhiç përgënjeshtron Tahirin

14/10/2015 16:35

Drejtorja e Administratës në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiç ka përgënjeshtruar ministren për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në lidhje me barrikadën mbi Lumin Ibër.

Tahiri dhe Bahtiri kanë deklaruar se barrikada do të hiqet të enjten.

“Meqenëse nuk është nënshkruar memorandum mes dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës, që ka të bëjë me përcaktimit e kufirit të Mitrovicës dhe që duhet të ndodhte më 10 tetor, punimet në urën kryesore mbi Ibër nuk do të fillojnë nesër”, ka thënë Hoxhiç për KosovaPress.

Hoxhiç shton se zgjidhja e këtij problemi kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtareve.

Top Channel