Gjithkush e ka një sekret dhe sado i vogël qoftë, e ruan atë me fanatizëm duke mos e ndarë me askënd, ose të paktën vetëm me disa.

Sigurisht, në epokën e teknologjisë, vendi më i sigurtë i ruajtjes së një sekreti mbetet koka jonë, por edhe aty asnjëherë nuk ndodhet me një siguri 100 përqind. Pse?

Një grup shkencëtarësh kanë hartuar listën me 15 shenja që “tradhëtojnë” personat që ju fshehin diçka. Më poshtë lista e sjelljeve që tregojnë se bashkëbiseduesi ju fsheh diçka.

1-    Kur i bëni një pyetje dhe i thoni se jeni mosbesues dhe reagimi që merr është përpjekja për të zhvendosur vëmendjen tek ti. Tërheqja e vëmendjes përmes komplimenteve apo akuzave kundër teje është një taktikë e mirë për të harruar përgjigjien e pyetjes që ju bëtë.

2-    Kur ju rrëfejnë një ndodhi duke e shoqëruar atë plot me detaje të parëndësishme që e stërzgjasin fundin, detaje si ngjyra e objekteve përreth, lloji i kafesë që porositi e të tjera si këto, që sipas studimit janë përpjekje për ta bërë sa më reale historinë e tyre të trilluar.

3-    Papritmas tregohen mjaft të kujdesshëm ndaj telefonit apo kompjuterit të tyre personal. Zakonisht, personat që fshehin diçka në pajisjet e tyre e që nuk dëshirojnë që ta shihni ju, nuk ju lënë më shumë se 15 sekonda vetëm me telefonin e tyre në dorë apo përpara kompjuterit personal.

4-    Habiten me pyetjet që i bëni dhe pyetjes i përgjigjen me pyetjen standarde: “Përse po më pyet?”

5-    Përpiqen t’u nxjerrin ju si “të çmendur” ose “paranojak/e” përmes pyetjes: “Si të shkon ndërmend kjo gjë?!”

6-    Shmangin përemrin “Unë”. Të hipotezosh gjatë një bisede, është një shenjë që tregon se po kërkon t’i shpëtosh diçkaje.

7-    Papritmas shmangin kohën vetëm për vetëm me ju. E thjeshtë; nuk duan që të futen aksidentalisht në një bisedë që mund të nxjerrë diçka që nuk do t’u pëlqejë.

8-    Ndryshimi i regjimit. Nisin të kthehen vonë në shtëpi dhe zgjohen herët.

9-    Janë vazhdimisht të zënë. Mezi u kthejnë përgjigje mesazhe, nuk i takon dot dhe u bien shkurt bisedave sepse janë të zënë…të zënë duke bërë çfarë?

10-    Gjuha e trupit. Mbajnë krahët e kryqëzuar apo prekin shpesh fytyrën e tyre gjatë bisedës? E thjeshtë, po përpiqen të krijojnë një barrierë fizike për të mbrojtur sekretin e tyre.

11-    Shikimi në sy. Nëse nuk ju shohin dot gjatë në sy, ju fshehin diçka, sigurisht ka nga ata që e dinë këtë dhe mundohen ta kompensojnë, por sërish do t’i tradhëtojë një tjetër shenjë.

12-    Janë të shqetësuar kur flisni me miqtë e tyre. Sigurisht, miqtë e tyre mund të “zhveshin bathët”.

13-    U përgjigjen pyetjeve me pyetje. Standarde janë; “Si të shkon ndërmend kjo? Përse do ta bëja këtë? Përse ma bën këtë pyetje?

14-    Përdorimi i shpeshtë i kuzhtëzimit. “Unë nuk do ta bëja kurrë atë…”, në vend të “nuk e kam bërë këtë”.

15-    Përsëritja e së njëjtës frazë, një shenjë e fortë që historia e tyre po përsëritet për të disatën herë.

Top Channel