Kylie: Mami s’më lejon të bëj operacione plastike

14/10/2015 00:00

Kylie Jenner ka thënë se habitet që njerëzit mendojnë se ajo ka bërë ndonjë operacion plastik.

Ylli i “Keeping up with Kardashians” ka pranuar se ka pasur vetëm një ndërhyrje te buzët, por e ëma, Kris Jenner, asnjëherë nuk do ta lejonte të bënte ndonjë ndërhyrje tjetër, sidomos në këtë moshë.

Kur një person në Twitter e pyeti se pse “trupi i saj ishte më plastik se ai i një kukulle Barbie”, Kylie vendosi të rrëfente se e ëma nuk do ta lejonte kurrë që të bënte një ndërhyrje, pasi mezi ishte pajtuar për buzët.

“E mirë, nuk kam bërë asnjë ndërhyrje përveç buzëve, por askush nuk e beson këtë, prandaj vërtetë s’më intereson. Unë sapo kam mbushur të 18-at, prandaj më vjen habi kur njerëzit mendojnë se i jam nënshtruar ndërhyrjeve. Mamaja vështirë u pajtua për buzët, prandaj s’ka shanse që ajo të më lejojë të bëjë ndërhyrje në gjoks, të pasme apo diku tjetër”, shkroi ajo.

Top Channel