Mbajtja nën arrest e aktivistëve, VV: Ndikon në tensionimin e situatës

14/10/2015 19:45

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas propozimit të prokurores Arbresha Shala, për një muaj paraburgim për të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme mbrëmjen e së hënës.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se mbajtja nën arrest e 9 të arrestuarve, tensionon më shumë situatën.

“Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë ‘Zajednicës’, dhe paralelisht po i mbanë të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjëherë t’i lirojë 9 të arrestuarit, dhe të ndalet së bëri argatin e qeverisë për shkak se veprimet e tilla arbitrare veç sa e tensionojnë edhe më tutje situatën” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Top Channel